14:07 SELECT
15:00 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Udhëzimi i MASH për maturën shtetërore
25/05/2012

Udhëzimi i MASH për maturën shtetërore
Një javë nga nisja e provimeve të Maturës Shtetërore, Ministria e Arsimit ka publikuar masat që duhet të merren nga drejtoritë arsimore dhe strukturat e tjera shtetërore për mbarëvajtjen e këtyre provimeve.

Për të shmangur abuzimet gjatë testimit, MASH udhëzon lëvizjen e maturantëve gjatë zhvillimit të provimeve të maturës shtetërore. Kjo do të thotë që maturantët nuk do të testohen në shkollat e tyre, por do të sigurohet transporti për të udhëtuar drejt një institucioni tjetër arsimor, ku do të japin provimet.

MASH, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme do të mundësojë shoqërimin nga forcat e policisë rrugore të mjeteve që do të transportojnë maturantët gjatë ditëve të provimeve,
Arsimi
si dhe kërkon marrjen e masave të sigurisë teknike të mjeteve me të cilat do të lëvizin nxënësit.

Për prindërit që vendosin të shoqërojnë me makinat e tyre nxënësit, MASH kërkon një deklaratë ku të vërtetohet udhëtimi me mjete private.

Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, këto masa do të zbatohen deri më datë 15 korrik, datë kur është edhe provimi i fundit i maturës shtetërore. / Top Channel



Facebook


Më shumë nga Aktualitet
Korçë, i sëmuri mendor mban peng një 25-vjeçar
Një 34-vjeçar me probleme mendore ka goditur dhe mbajtur peng një 25-vjeçar pasi dyshonte se i ngacmonte gruan.
“Muxhahedinët”, Teherani paralajmëron Tiranën
Strehimi i 14 anëtarëve të organizatës së muxhahedinëve në Shqipëri nuk është pritur aq mirë nga autoritetet e Iranit. Teherani ka paralajmëruar Tiranën zyrtare se pranimi i 14 prej 210 anëtarëve të organizatës Mojahedin-e-Khalq, ose siç njihet ndryshe me emrin muxhahedinët e popullit iranian, do të kërcënojë sigurinë kombëtare të vendit tonë.
“Dajti”, avokati: Dua 200 mijë euro
Sërish supriza në procesin gjyqësor ndaj Dritan Dajtit, të akuzuar për ekzekutimin e katër efektivëve të forcave speciale në vitin 2009 në Durrës
Tiranë, ndërron jetë në spital 9-vjeçari
Nuk ka mundur t’ju rezistojë plagëve të marra në aksidentin e të dielës 9-vjeçari Klejdi I, i cili ka ndërruar jetën sot në Spitalin Ushatarak.
Në rrezik ura e Shën Prodhomit
Vijon shkatërrimi i monumenteve të kulturës në fshatin turistik të Voskopojës.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.