Në muajin prill gjobat pa paralajmrim ndaj drejtuesve të mjeteve njohnin kurbën më të lartë ndonjëherë në vend. Rreth 60 përqind e tyre ishin vënë pa dijeninë e drejtuesve të mjeteve.

Pas denoincimeve edhe në media, Ministri i Brendshëm disa herë tërhoqi vëmendje ndaj policisë rrugore se duhet të njoftonin qytetarët nëse i kishin ndërshkuar drejtuesit.

Fundi muajit prill kur edhe pas përpjekjeve të Ministrisë së Brendshme për ta ndalur fenomenin, përkoi edhe me përfundimin e një projekti të Pamekës, ku një faqe interneti online u vu në dispoziciuon për t’i parë këto gjoba, kur qytetarët nuk kishin dijeni.

Burimet jo zyrtare bëjnë të ditura se shifrat cdo muaj rriten. Në më shumë se 70 përqind të rasteve të vendosjes së ndërshkimeve adminitsrative drejtuesi nuk është njoftuar, duke u gjendur i papërgatitur në ndalesën e Task-Force që është duke operuar për mbledhjen e këtyre gjobave që nuk paguhen. Situata në fundin e muajit maj është sërish e njëjtë.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ende nuk po frenon dot mënyrën e këtyre ndëshkimeve. Vetë qarkullimi rrugor është i shqetësuar se cdo gjë i faturohet atij, ndërkohë që fenomeni u ndërtua dhe po kthehet në një operim të pashkruar nga patrullat e përgjithshme, të cilat kanë si detyre paresore ruajtjen e rendit, por në shumicen e kohës së shërbimit vendosin gjoba me bllok në dorë e ndonjë rast edhe duke përdorur imazhin më të keq të mundshëm në ndonjë lokal.

Problemi në këtë fund të muajit maj është akoma edhe më shqetësues, pasi vetë Ministri i Brendshëm në raportimin e fundit në Komisionin e Sigurisë u pyet në lidhje me këtë rast, duke premtuar rregullim të situatës.

Në afërsi të shkollave publike duhet të ketë gjithmonë një patrullë të përgjithshme në shërbim, e përcaktuar në rregullore të brendshme, por që zor se mund ta shquash për minuta të tëra, qoftë edhe për të patrulluar aq sa të krijojë imazhin se ndodhet afër, pavarësisht faktit se viti akademik në shkolla që po mbyllet nuk rezultoi shqetësues. Në leksionin “Frika ruan vreshtin” duket se nuk ka munguar njeri nga efektivi i patrullave të përgjithsme.

Top Channel