Skandali me Jeffrey Epstein, Princi Andrew humb zyratarisht të gjithë titujt dhe dëbohet nga Royal Lodge Është një histori tmerruese, sidomos për një vend të qetë si Kanadaja. Një këmbë njeriu është dërguar me postë në selinë e Partisë Konservatore të kryeministrit, Stephen Harper.
Një paketë e dytë, këtë herë me një dorë njeriu brenda, u gjet në një zyrë postare të Otavës. Policia po merr në konsiderate mundësinë që dy gjymtyrët të kenë lidhje me trupin e cunguar pa kokë të gjetur brenda një valixheje në Montreal.
Pakoja e nisur përmes Canada Post, nuk i adresohej një personi të caktuar; ajo mbante vetëm mbishkrimin: “Partisë Konservatore të Kanadasë”. Motivi, për momentin, mbetet një mister.
Cdo hipotezë është e mundshme, duke nisur nga gjesti i një personi me probleme mendore e deri tek sinjali i përgjakshëm i një vrasësi gjakftohtë, që tenton të përfshijë edhe Partinë Konservatore aktualisht në pushtet.
Edhe pse jashtë kufijve flitet pak, Kanadaja ka probleme jo të vogla me kriminalitetin e përqëndruar në dy zona: Në perëndim, ku po gjejnë gjithmonë e më shume terren bandat e lidhura me trafikun e drogës e shpeshherë në pazare edhe me kartelet meksikane.
Në lindje, vazhdon prej kohësh një konflikt mafioz që ka cuar në eleminimin e shumë eksponentëve të klanit Rizzuto. Organizatat kriminale italiane kanë hedhur rrënjë në këtë zonë, e janë përfshirë edhe në aktivitete të ligjshme të cilat i shërbejnë si mburojë për ato ilegale.
Ndërsa bregu perëndimor mes Vankuverit dhe Seattle-t në Shtetet e Bashkuara është kthyer në skenën e cështjes së këmbëve të prera, të rekuperuara që prej 2007-ës. Disa i përkasin personave të vetëvrarë, por për disa të tjera nuk ka shpjegim të sigurtë.
Edhe pse ekzistojnë një sërë hipotezash, duke nisur nga viktimat e mafies e deri tek mbetjet e trupave të personave të zhdukur gjatë tsunamit aziatik, asnjëra prej tyre nuk e ka zgjidhur deri më sot misterin.
Top Channel