Energjia, kriza financiare

31/05/2012 00:00

Prej disa kohësh në tregun e energjisë nuk ka më transkasione normale
blerjeje dhe shitje, por vetëm veprime të sforcuara financiare që
kalojnë përmes sekuestrove të përmbarimit.

Dy vitet e fundit, Kompania e Shpërndarjes së Energjisë, ka pësuar humbje të rënda në Shqipëri duke fajësuar shtetin dhe politikat e Entit Rregullator të Energjisë. Burime nga KESH thone se prej disa muajsh CEZ nuk paguan më rregullisht për energjinë që blen nga korporata.

KESH thote se CEZ i detyrohet në total mbi 40 milionë dollarë, po të zbriten të gjitha borxhet e institucioneve publike. Nga ana tjeter KESH ka rreth 7 muaj që nuk paguan energjinë e blerë nga kompanitë private të importit, duke akumuluar ndaj tyre një borxh prej rreth 35 milionë euro.

Kompanitë e importit për herë të parë kanë bllokuar llogaritë e KESH-it, duke e vënë Korporatën përballë një skenari të ri, në pamundësi për të kryer veprime financiare, madje as të paguajë pagat e punonjësve. KESH nga ana e saj, përmes përmbarimit, ka bllokuar llogaritë e CEZ për faturat e pashlyera të muajit mars dhe prill të këtij viti.Këto lajme për bllokimin zinxhir të llogarive konfirmohen zyrtarisht nga të dy kompanitë si KESH dhe CEZ. Kjo situatë po bën që kriza po transmetohet me shpejtësi edhe tek privatët e tjerë.

Prej disa muajsh KESH nuk paguan më prodhuesit e vegjël të energjisë, ata që kanë ndërtuar hidrocentrale me koncesion. Fatura e borxheve që korporata ka ndaj prodhuesve private llogaritet në rreth 5 milionë euro. KESH, CEZ dhe prodhuesit e vegjël të energjisë, të gjithë kanë kredi dhe në pamundësi financiare nuk po i paguajnë më ato duke u bere shqetesim me vete per bankat.  

Në shkurt të këtij viti qeveria shqiptare tentoi të zhbllokonte krizën e rëndë të borxheve që ka mbërthyer sektorin energjetik duke nënshkruar një marrëveshje me kompaninë ceke CEZ. Thelbi i marrëveshjes qëndronte në rakordimin e borxheve. Sipas saj, qeveria i ngarkoi KESH-it të gjitha borxhet që institucionet publike kanë ndaj kompanisë CEZ.

Por vetë CEZ kishte ndaj KESH dhe OST një borxh prej 110 milionë dollarësh, ndersa borxhi qe institucionet i kane kompanise CEZ ishte rreth 70 milion dollare. Me ketë marrëveshje CEZ duhej qe brenda dy javeve te paguante pjesen e mbetur, 40 milionë dollare. Nese CEZ paguante borxhin, qeveria i premtoi te ulej edhe çmimi i energjise me te cilen CEZ do te blinte energjie nga KESH, kur ne fund te dhjetorit kishte vendosur per te kunderten. Por marrëveshja duket e parealizuar. Sipas KESH-it, CEZ nuk i shleu fondet në kohë. Por kompania CEZ thote ajo kishte filluar të paguante një pjesë të tyre detyrimeve te percaktuara ne marrëveshje, saktësisht 6.7 milionë dollarë.

Top Channel