Qyteti i Pogradecit ka çelur sezonin turistik veror ku përpos një aktiviteti festiv e të larmishëm është festuar edhe Dita e 1 Qershorit për të gjithë fëmijët.

Çelja e sezonit është shoqëruar me panaire të punimeve artizanale, ekspozita në pikturë dhe gatime të veçanta.

Pogradeci nuk ka më depozita në tarracat e pallateve të veta, ka ujë 24 orë, Pogradeci nuk ka ujëra të zeza që derdhen në det, Pogradeci ka një liqen të pastër, ndryshe nga bregdeti shqiptar por edhe i vendeve të tjera të rajonit. Pogradeci ka mikëpritjen tradicionale pogradecare që është vështirë ta gjesh në qytetet e tjera, klimën karakteristike, më e preferuara për qytetarët vendas, por edhe më gjërë. Sigurisht që Pogradeci ofron atë që qytetet e tjera e kanë të pamundur ta ofrojnë, ofron qytetarë të dashur që mirëpresin dhe hapin dyert për gjithkënd që viziton qytetin. Ofron malet dhe liqenin e tij të pastër”, deklaron kreu i Bashkisë së Pogradecit, Artan Shkëmbi.

Lëvizja e lirë e qytetarëve dhe mundësia e tyre për të kaluar kufirin me Maqedoninë vetëm me kartë identiteti e paralelisht me këtë kalimi në shtetin grek me pasaportë duket se e ka shndërruar qytetin e Pogradecit në një pikë ndalimi për turistët të cilët nuk hezitojnë për të vizituar qytetin ku natyra ka harmonizuar gjithçka.

Top Channel