Velipoja çel turizmin

01/06/2012 00:00

Zona turistike e Velipojës ka çelur zyrtarisht sezonin veror turistik. Me këtë rast nga komuna janë organizuar një sërë aktivitetesh ku ndër më kryesorët janë ato sportive si ndeshja e futbollit mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe çelja e panairit.

Kryetari i komunës Velipojë, Pashk Ujka shprehet se ky sezon e gjen plazhin ndryshe nga vitet e tjera, me infrastrukturë, gjelbërim, sinjalistikë, ndriçim, ujë 24 orë, si dhe një sërë investimesh në sistemimin e vijës bregdetare dhe vendosjen e kullave të vrojtimit.

Plazhi i Velipojës, i shtrirë në veri-perëndim të vendit, 25 kilometra larg qytetit të Shkodrës, me një gjatësi bregdetare pre 12 kilometrash e kufizuar nga njëra anë me Malin Zi dhe nga ana tjetër me Shëngjinin, është zona më e madhe turistike bregdetare në veriun e Shqipërisë.

Rersus i plazhit të Velipojës është zona e Rrjollit pranë lagunës së Vilunit, e cila është një zonë krejt e virgjër dhe me një bukuri të rrallë natyrore. Çmimet konkurruese, bukuria natyrore, pastërtia e ujit të detit janë faktor që kanë ndikuar në frekuentimin gjithnjë e më shumë të plazhit të Velipojës.

Top Channel