SHBA, ushtarakët vetëvriten çdo ditë

08/06/2012 21:15

154 ushtarakë dhe ish-ushtarakë të vetëvrarë në 155 ditë, që nga nisja e këtij viti e deri më 3 qershor. Këto janë shifrat që po alarmojnë Pentagonin.

Pjesa më e madhe e ushtarakëve të vetëvrarë janë ata që kthehen nga misionet jashtë Shteteve të Bashkuara, kryesisht nga Afganistani dhe Iraku dhe shkaku kryesor është depresioni, abuzimi me qetësuesit farmaceutikë për kurimin e tij dhe më rrallë shkaqet ekonomiko-sociale.

Sekretari i Mbrojtjes, Leon Panneta u shpreh i alarmuar për të dhënat e publikuara dhe kërkoi hartimin e një plani për rehabilitimimin social të shtresës së ushtarakëve. Plani do të synojë përkrahje sociale për të gjithë ushtarakët, vecanërisht ndaj atyre që kthehen nga misionet luftarake, ose personat e vijës së parë në luftë.

Vetëvrasjet dhe akte të tjera të dhunës së ushtarakëve që rikthehen në atdhe pas misioneve luftarake jashtë SHBA-së, kanë qenë një problem i përhershëm social në Shtetet e Bashkuara, megjithëse politikat e administratës për rehabilitimin shoqëror të tyre s’kanë munguar.

Top Channel