Nano: Zhgënjim për reagimin e Berishës

11/06/2012 00:00

Fatos Nano shpreh zhgënjimin e tij të thellë për, dështimin e turpshëm
ku e kanë zhytur Shqipërinë, Kryetarët e Partive Politike.

“Zhgënjim i thellë për sjelljen e reagimin e liderit të shumicës qeverisëse Sali Berisha, i cili nuk ia doli dot që të shkëputet nga marifetet dhe llogaritë e ngushta partiake apo brenda koalicionit. Sali Berisha nuk ia doli dot mbanë që të sillet, flasë e veprojë si shtetar sikurse detyra e tij si Ish-President Republike dhe Kryeministër në detyrë e kërkon”, thuhet në deklaratë.
 
“Po ashtu, – thuhet më tej,- në deklarate, Berisha dëshmoi se dashuria e tij për pushtetin e tejkalon dashurinë e tij për shtetin, dashuria e tij për partinë e tejkalon dashurinë e tij për kombin, dashuria e tij për koalicionin e tejkalon dashurinë e tij për integrimin europian dhe partnerët tanë euroatlantikë”.

Nano: Kandidimi i Nishanit, gafë kushtetuese

Fatos Nano, i bën apel dhe i tërheq vëmendjen shumicës qeverisëse se kandidimi i fundit i paralajmëruar me kandidat te rradhës për President, Ministrin Bujar Nishani, është një gafë e rëndë kushtetuese dhe rrezikon të kthehet në një shkelje të rëndë kushtetuese.

“Sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, një Ministër i Kabinetit Qeverisës nuk mund të kandidojë për President në rast se ai nuk ka dhënë më parë dorëheqjen. Dhe doreheqja e tij ka vlerë ligjore vetëm pasi është pranuar me dekret nga Presidenti i RepublikÄ—s, per t’u votuar nga Kuvendi”, thuhet në deklaratën e shpërndarë për mediat.

Sipas Nanos, ministri kandidat për President e ka të pamundur sipas Kushtetutës që të votojë për veten në Kuvend në cilësinë e tij si deputet.

Fatos Nano i tërheq vëmendjen shumicës qeverisëse që të mos e thellojë krizën duke bërë edhe shkelje kushtetuese përvec shkeljeve të rënda morale e politike që janë bërë deri sot.

Top Channel