07:28 Serial "Rregullat e Lojes" R
09:00 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Denis Dollapaj, në koma në emër të repit
12/06/2012 19:20

Denisi nuk e di që sot është ditë e martë. Nuk e di që motra, Dona, ka fituar shkollën e lartë, apo që babai ka ndërruar punë. Nuk e di që gjyshi nuk jeton më.

As që Xheni, djali i hallës, e lindi çunin që mezi priste ta merrte në krahë. Denisi nuk e di që dy ditëlindjet e fundit i ka kaluar i shtrirë në shtrat.

15 thikat e ngulura në trup më 28 prill të 2010-ës, gjatë një sherri mes grupesh reperësh, e kanë lënë Denin, siç i thërrasin të gjithë, të gjallë, por pa jetë.   

“Prej 25 muajsh, Denisi është kështu. Falenderoj Zotin që është gjallë, por në moshën 18-vjeçare të mos gëzosh jetën është mjaft e vështirë për ne familjarët”, shprehet nëna.

Jeta ka ndryshuar kryekëput në familjen Dollapaj. Prej 2 vitesh, ai është bërë krevat, ku zonja Xhevahire fle me këmbën e të birit shtrënguar në gji. Në këtë familje çdo sekondë i dedikohet Denit i cili ka nevojë për shumë kujdes: “Do kujdes se po hapi plagën kalon në operacion e trupi kalbet. Imagjinojeni po të rrini shtrirë në një dyshek për kaq shumë kohë.”

Shpresa është ajo që shoqëron ardhjen e çdo dite të re. Shpresa se Deni do bëhet më mirë. Ajo është forca që fshin çdo mëngjes kalvarin e dhimbjes dhe stërmundimit të një dite më parë.  

“Mendimi i parë i çdo dite është “shyqyr që djali është mirë, që më qeshi” dhe lutje”, shton nëna.

Dy vite më parë, për ata që e njohin, Deni ishte 18-vjeçari simpatik, plot me dashuri për jetën, për familjen, për shokët, për muzikën. Tani ai është në koma të zgjuar, viktimë e një sherri mes grupesh për preferenca muzikore.

“Në fillim ishte krejtësisht i dobësuar dhe me plagë kudo, në mushkëri dhe pranë zemrës. Zemra e tij ka qenë në duart e doktorit në kuptimin e parë të fjalës, ia nxorri nga trupi dhe bëri operacionin më pas. Në fillim kisha frikë ta prekja me dorë djalin, tani ka nevojë për fizioterapi”, shprehet nëna e ftuar në emisionin ‘Pasdite në Top Channel’.

“Do ju bëja thirrje gjithë bashkëmoshatarëve të tij të kenë kujdes. Jeta është e bukur. Denit i kanë ardhur shumë shokë, por tani u bë kohë e gjatë dhe secili shikon punën e vet. Shoqëria është e përkohshme, familja është e përjetshme. Jeta është shumë e çmuar”, është mesazhi i Xhevahire Dollapajt.

  / Top Channel







Më shumë nga socialja
Paralajmërimet e fundit për duhanin
Të gjitha subjektet private por dhe institucionet publike duhe të përgatiten për të mos lejuar askënd të konsumojë duhan në ambientet e tyre të mbyllura, pasi më 23 gusht hyn në fuqi ligji i ri anti-duhan, i cili me ndryshimet e bëra parashikon për herë të parë ndëshkim me gjobë edhe për duhanpirësin.
Korçë, protestë për banesat sociale
Një grup të pastrehësh në qytetin e Korçës protestuan para bashkisë së qytetit ndërsa po mbahej mbledhja për ndarjen e banesave sociale.
Heroi i heshtur Pandi Toçe
Pandi Toçe u largua nga kjo jetë shumë ndryshe nga njerëzit e zakonshëm. Ai nuk u mbyt në liqen nga depresion, nuk u dorëzua përpara sfidave të shumta që jeta i solli, por zgjodhi të ikte nga kjo jetë si një hero i heshtur.
Përkujtohet lufta e vitit 1914
Një basoreliev gjigant do të përkujtojë në Fushbardhë të krahinës së Labërisë rezistencën, që banorët e Fushbardhës, Zhulatit e Cepos i bënë në 1914-n forcave të andartëve grekë, që hynë në këtë zonë nga qafa e Skerficës.
Flet denoncuesja e skandalit seksual
Të martën, Agron Cane del para gjykatës për masën e arrestit. Ai akuzohet se kërkoi marrëdhënie seksuale me një të mitur 14 vjeçe, në shkëmbim të një vendi pune për të ëmën.


Lajmet kryesore

Denis Dollapaj, në koma në emër të repit ISIS ekzekuton reporterin amerikan
Hakmarrja e militantëve kundër bombardimeve amerikane, video-mesazh për Obamën
Agron Cane në burg pa afat
Martanesh, humbin jetën 2 minatorë
ISIS ekzekuton reporterin amerikan
Meta pret kryeparlamentarin japonez
Ministria, padi ndaj “Kristal”
Më të lexuarat
Temat e ditës
Ukraina, Turizmi, Lindja e Mesme, Arsimi, Siria, Vjedhja e Bankës
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.