Tunizi, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

12/06/2012 21:20

Qeveria Tuniziane deklaroi gjendjen e jashtëzakonshme në tetë krahina të ndryshme të vendit, përfshi edhe kryeqytetin Tunis.

Lajmi u transmetua mbrëmjen e së martës në Televizionin Shtetëror Tunisian.

Gjendja e jashtëzakonshme do të thotë se shtetasve u ndalohet të qarkullojnë në grupe apo të dalin në rrugë pasi të errësohet.

Kjo masë e autoriteteve erdhi pas disa sulmeve të dhunshme të ndodhur ditën e hënë në të gjithë vendin, ku disa dhjetëra persona mbetën të vrarë.

Autoritetet reaguan duke fajësuar lëvizjes radikale islamike salafiste për dhunën, ndërsa shpalli se është duke përballuar një sulm kombëtar, pasi disa rajone policie u dogjën.

Prej kohësh, në Tunizi kanë mbizotëruar debatet nëse duhet të vendosen ligji fetar, si ligji udhëheqës i shtetit. Megjithatë, salafistët kanë mohuar që të jenë të përfshirë në këtë fushatë.

Top Channel