Pastrimi i zonave turistike

13/06/2012 20:00

Ndërsa sezoni turistik ka nisur, parqet në bregdet që shfrytëzohen nga pushuesit po bëhen viktima të mungesës së edukatës qytetare dhe ndëshkimit ligjor.

Në Zvërnec të Vlorës, ndërsa plazhi po mbahet pastër nga sipërmarrësit që i kanë marrë me qera, parku i pishave është shndërruar në kosh mbeturinash.

Si qytetarët, ashtu edhe lokalet hedhin mbeturinat e tyre. Korpusi i Vullnetarëve organizoi një aksion për pastrimin e këtij parku.

Top Channel