20:07 Serial "Pa kufij"
20:56 Muzikal "Fantazma e Operas"
Programi i plote
PUBLICITET
Ishujt Falkland, 30 vjet nga fundi i luftës
14/06/2012 08:45

Ishujt Falkland, 30 vjet nga fundi i luftës
Ishujt Falkland do të shënojnë 30-vjetorin e përfundimit të luftës me Argjentinën, me disa ceremoni që do të mbahen në katedralen në Port Stenli dhe në Monumentin e Lirisë.

Britania çliroi territorin e Mbretërisë së Bashkuar nga pushtimi i Argjentinës më 14 qershor të vitit 1982.

Kryeministri David Cameron dha një mesazh duke thënë se mbështetja e Britanisë për ishujt nuk është lëkundur në 30 vitet e fundit dhe nuk do të lëkundet as në vitet e ardhshme.

Nga ana e saj, Argjentina pretendon sovranitetin e saj mbi ishujt dhe ka përjashtuar çdo thirrje të Britanisë së Madhe për negociata mbi të ardhmen e tyre.

Çlirimi i ishujve 74 ditë pas pushtimit argjentinas do të shënohet me një shërbim falenderimi në Katedralen Christ Church në kryeqytetin Port Stenli.

Veteranët e luftës së vitit 1982 do të drejtojnë një paradë ushtarake drejt Monumentit të Lirisë, si një akt përkujtimi. Emrat e 255 ushtarëve britanikë dhe tre civilëve vendas që humbën jetën në luftë do të përmenden gjatë kësaj ceremonie.

Në fjalimin e tij kryeministri Cameron tha se: “Përvjetori është një shans për të kujtuar të gjithë ata që humbën jetën gjatë konfliktit, si dhe për të parë drejt së ardhmes për ishujt Falkland”.
/ Top Channel











Lajmet kryesore

Ishujt Falkland, 30 vjet nga fundi i luftës Arrestohen edhe 7 punonjës të BSH-së
Prokuroria: Anëtarët e Komisionit të Inventarizimit shpërdoruan detyrën
Rama: Mundësi të mëdha për rajonin
Rrëzohen të gjitha dekretet e Presidentit
Hetimet për atentatin me eksploziv
“Na qëlloi një burrë me uniformë serbe”
Fier, atentat ndaj 49-vjeçarit
Më të lexuarat
Temat e ditës
Ukraina, Vjedhja e Bankës, Aksioni anti-droge, Vrasja e bankierit, Siria, Lindja e Mesme, Vrasje, Arsimi
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.