Italia barazon me Kroacinë

14/06/2012 00:00

Italia ka barazuar 1-1 edhe me Kroacinë duke ia lënë gjithcka në dorë ndeshjes së fundit me Irlandën.

Italianët e Prandelit të cilët dominuan pjesën e parë, zhbllokuan rezultatin me një goditje standarde, sigurisht me Pirlon.

Baloteli dhe Markizio humbën 2 raste të cilat mund të kishin mbyllur ndeshjen që në pjesën e parë. Me rifillimin e lojës ishin kroatët që u hodhën në sulm në kërkim të barazimit.

Përpjekjet e tyre u shpërblyen në minutën e 72. Gabimin e Kielinit, Manzukiç nuk e fali duke mposhtur dhe portierin italian Buffon.

Me këtë rezultat Kroacia forcon pozitat në vendin e parë në grup me 4 pikë, ndërsa Italia ka vetëm 2 pikë dhe është në pritje të ndeshjes tjetër Spanjë – Irlandë.

Top Channel