Miratohet Ligji i Arsimit

18/06/2012 00:00

Pas ndryshimit të mbi 40 neneve, Ligji i Arsimit Parauniversitar është kaluar ne Komisionin e Arsimit dhe Medias.

Kryetarja e ketij komisioni Valentina Leskaj tha se ky ligj, i cili prek cilesine e arsimit te femijeve shqiptarë, ka gjetur mirekuptimin e deputeteve ne Komision.

“Unë besoj se kjo punë e madhe, ku janë përmirësuar dhe ndryshuar rreth 40 nene nga 72 nene që ka ligje na ka sjellë në një produkt më cilësor.Ky është një ligj për fëmijët shqiptarë dhe nuk është një ligj as për partitë politike dhe as për ne që jemi këtu. Unë mendoj që Komisioni ia ka arritur qëllimit”, tha Leskaj.

“diskutimi, debati dhe miratimi në seancën plenare të jetë i ngjashëm me këtë që u demonstrua pozitivisht në Komision”, tha zëvendësministri i Arsimit, Halit Shamata.

Nje nga nenet e debatuara ne seancen e fundit, si nga deputetet e opozites dhe nga ata te mazhorances, ishte  laicizmi i institucioneve shkollore ne vendin tone, ku deri me sot numerohen mbi 40 institucione arsimore, fetare. Deputetët dhe perfaqesuesit e Ministrise rane dakord qe keto institucione te hapen vetem me propozim te bashkësive fetare qe i njeh Kushtetuta e Shqiperisë.Projektligji per arsimin parauniverstar pritet te kaloje se shpejti ne parlament.

Top Channel