“TCH”, atje ku 17-vjeçarja u vra në emër të Kanunit

20/06/2012 19:00

Fatkeqësisht jemi mësuar në Shqipëri që marrjen e gjakut mos ta shohim si vrasje, por si një zakon të përhershëm përgjithësisht brutal ama të pranuar.

Vrasja e Kol Qukaj do të kishte kaluar po aq pa u vene re, sikur mos të ishte vrarë dhe mbesa e tij 17-vjeçare.

Rruga për në vendngjarje është rreth tre orë e gjysem nga Shkodra. Mes malesh, një ngastër e vogël misri u be skena makabre e rradhës.

Kamerat e “Top-Channel” mbërritën në familjen Qukaj, që vajton humbjen e dy anëtarëve të saj në atë pritë të pabesë. Rrugës, halla e Maries, që shoqëroi kamerat për më shumë se dy orë, përsërit vazhdimisht se i vjen keq për babanë e vrarë, por mbi të gjitha i pikëllon në shpirt vdekja e 17-vjeçares.

Një femër që vritet është njëra nga shkeljet e bëra Kanunit! Tjetra është që nëse vrasja është bërë për të marrë gjak, gjakësi nuk ka çuar fjalë per autorësinë e veprës. Maria duhej të ishte në plazh, por rreziku i skamjes e beri të largohej nga shtëpia e saj në periferi të Shkodrës dhe të ngjitej në mal tek gjyshi.

“Isha në vendngjarje. Gjakësi i ka shtirë Maries të parës, e gjyshi u qëllua më pas. Ka qenë 4-5 metra larg, prandaj s’mund të gaboheshin, por e vranë qëllimisht”, shprehet halla e viktimës, duke fshehur fytyrën.

Prej dy vitesh, shtëpi e familjes Qukaj është edhe burgu i banorëve të saj. Pak më tutje është ngastra ku po punonin 10 vetë, ndër ta i zoti i shtëpisë, Maria dhe vëllai i saj i vogël vetëm 8 vjeç. Por, si ishte dinamika e ngjarjes që zgjati pak sekonda dhe që ndodhi menjëherë pas pushimit në orën 3 e 20 minuta.

Rradha për përdorimin e mullirit të fshatit, midis dy komshinjve, ishte ajo që më pas i mori jetën katër personave. Fillimisht, i vrarë mbeti Ndoc Prroi. Vrasësi është në burg, i dënuar me 14 vjet heqje lirie për krimin e kryer, por familja Prroi, në kundërshtim me të gjithë rregullat e Kanunit u hakmorr tek familja e tij.

Parcela e tokës ku ndodhi edhe vrasje është është i vetmi mjet ushqimi gjatë dimrit, pasi mbillet me misër dhe prej saj bëhet bukë për muajt e ftohtë. Prej 12 vitesh, Maria ishte larguar nga fshati, por u rikthye për të ndihmuar gjyshin, që kishte probleme hasmërie, ndaj edhe nuk mund të punonte dot lirshëm në arë. Ditën e ngjarjes, të enjten, Maria 4-5 metra nga gjyshi, kur pas pushimit të drekës, familjarët erdhën të prashisin. Ndonëse ajo ishte larg rrezes së plumbave dhe krejtësisht e dallueshme si femër, dy persona i dolën pas shpine dhe nisën breshërinë e plumbave. E para u vra maria, me dy plumba në secilën veshkë. i dyti, Kol Qukaj, i plagos në parcelë, eci disa dhjetëra metra, e pastaj u shemb përtokë, duke ndërruar edhe jetë brenda disa minutash.

Maria kishte mbaruar shkollën 9-vjeçare. Punonte në shtepine e saj ëe fshatin Vrakë dhe këtë verë kishte ardhur për herë të parë në Kasnec të ndihmonte gjyshërit e saj.

Nga endrrat e një 17 vjeçareje te zakonshme nuk ka më asnjë gjurmë. Ne këtë zonë të ashpër nëse të gjithë punojnë varfëria është sidoqofte e garantuar, ndërsa kur shumica janë të ngujuar, ekzistenca është sidoqofte në dyshim, o nga plumbi o nga uria.

Top Channel