Jo vetem si një sfide sportive e rastit, por edhe si një përplasje
politike shihet në Greqi ndeshja e së premtes në mbrëmje midis ekipit
kombëtar të saj dhe atij të Gjermanisë për çerekfinalen e Kampionatit
Europian të futbollit.

Eshte fakt tashme qe ‘Derbi i borxhit” siç eshte quajtur kjo ndeshje zhvillohet ne nje klime gati “luftarake” qe kane ndezuar mediat gjermane dhe ato greke, duke u perpjekur ta pershkruajne si nje “beteje” midis kreditorit kryesor te eurozones nga njera ana dhe te femijes plangprishes te saj nga ana tjeter.

“Falimentojini!” Eshte titulli i gazetes greke “Sportday”.Ndersa e perditshmja “Goalnews” thekson deklaraten e trajnerit portugez te Greqise që: “Per 90 minuta nuk  ka  popuj te pasur dhe te varfer” . Sipas tij edhe Davidi fitoi kunder Golias. “Derbynews” nga ana e saj ka ne faqen e pare thenien e famshme te Leonidhes, kur mijera perse, kerkuan nga 300 ushtaret e tij te dorezoheshin ne Termopile dhe atehere ai u tha: “Ejani ta merrni fitoren”.

Nuk mungojne dhe britma kurajimi si: “Nxirrni sot gjithe greket nga shtepia ne rruge per te festuar!” apo “Shuajeni borxhin grek!”.

Nga ana tjeter edhe mediat gjermane nuk ngelen pas me protagoniste, te perditshmen “Bild”, e cila vazhdon dozat hiperbolike te ironisë se saj edhe me titullin e saj te fundit, “Greke sot nuk do t’ju shpetojme”, por edhe me komente per lojtaret e kombetares greke per te cilet thote se gjithe diten pine cigare,shajne dhe kendojne.

Ne kete “beteje” jashte fushes marrin pjese edhe tifozet.”Erdhi ora t’ju nxjerrim ne jashtë Euros” –shkruajne shume bluza te kombetares greke qe kane veshur perkrahesit e saj ne Poloni-duke ju pergjigjur me te njejten gjuhe komenteve te ministrit gjerman te Financave Shcauble, per debimin e Greqise nga Eurozona.

“Vertetë, qe gjermanet zbresin ne fushen e lojes si favorite per fitoren, por ata e dine shume mire se luajne ndaj nje ekipi qe jo me kot ka marre titullin ‘artist i mbijeteses'”,  shprehen specialistet. Perveç anes morale per greket pa dyshim eshte i rendesishem edhe çmimi prej 3 milion eurosh per gjithe ekipin, ne rast kualifikimi.

Ne perpjekje per te zbutur klimen e krijuar kancelarja gjermane Merkel ka ftuar kryeministrin e ri Samaras per ta pare ndeshjen se bashku ne Poloni, deri tani nuk ka ende nje konfirmim pozitiv nga ai.

Top Channel