Skandali i konviktit në Tiranë

25/06/2012 00:00

Në mbledhjen e 28 dhjetorit të vitit 2011 Këshilli Bashkiak i Tiranes
miratoi buxhetin e Bashkisë për vitin 2012. Në këtë mbledhje,
këshilltarët e majtë dhe të djathte kanë miratuar edhe nje fond për
rikonstruksionin e konviktit të Shkolles së Gjuheve të Huaja, ku
aktualisht qëndrojnë 100 nxenes, si dhe fëmijët e jetimores “Zyber
Hallulli”, per shkak te rikonstruksionit te godines tyre.

Pas gjashte muajsh, jo vetem qe rikonstruksioni i godines nuk ka nisur, por po rezulton se kjo godine nuk eshte me e domosdoshme per Bashkine dhe Ministrine e Arsimit, ndaj ajo po i jepet me qira, nje universiteti privat, pasi Drejtoria e Konvikteve nuk perballon koston e mirembajtjes.

Zyra e Bashkise se Tiranes pohon se dhenia me qira e Konviktit te Gjuheve te Huaja eshte kompetence e Ministrise se Ekonomise dhe jo e Bashkise. Top Channel siguron dosjen e plote, me të gjitha procedurat që vërtetojnë dhenien me qira të kësaj godine.
 
Dosja tregon qartazi, se pas nje kerkese te universitetit privat “Luarasi”, drejtuar kryetarit te Bashkise Lulzim Basha, per marrjen me qira, te ambienteve te Konviktit te Gjuheve te Huaja, ky i fundit i ka kerkuar Ministrise se Ekonomise nisjen e procedurave per dhenien me qira te ketij objekti shteteror, i cili administrohet nga Bashkia e Tiranes. Godina eshte me pese kate dhe ka nje siperfaqe prej 3500 meter katrorë dhe numri i nxenesve qe e perdorin ate aktualisht eshte 100.

Kostoja fillestare e kesaj godine eshte vleresuar me 11.940.827 leke dhe Drejtoria e Konvikteve ka kerkuar qe kjo godine te jepet me qira, sepse kostoja per mirembajtjen e saj eshte shume e larte dhe nxenesit qe qendrojne aktualisht aty duhet te shperndahen ne konvikte te tjera. Sipas propozimit te drejtorit te Konvikteve te shkollave te mesme, tarifa dysheme per dhenien me qira, sipas vendimit te Keshillit Bashkiak te dates 8 qershor 2011 eshte jo me pak se 300 leke per meter katrorë. Procedura kerkon qe me pas dosja te shkoje ne Ministrine e Ekonomise, ku ministri i sapolarguar Nasip Naço, ka firmosur qe te hapet tenderi per dhenien me qira te kesaj godine.

Burime jo zyrtare pohojne se tenderi per dhenien me qira te ketij konvikti eshte percaktuar diten e merkure. Deri ketu duket te jemi brenda procedurave zyrtare dhe nuk ka asnje shkelje, por ka disa pyetje qe hedhin hijet e dyshimit per skandalin e radhes me pronat publike:

Ku do te shkojne nxenesit e Shkolles se Gjuheve te Huaja?

Nese vertet ky konvikt nuk eshte i nevojshem, perse procedura per dhenien me qira nuk eshte bere publike qe te garojne te gjithe, por mbahet ende sekret e madje as nuk pranohet nga institucionet qe po e organizojne?

Perse procedurat kane nisur kur kete e kerkoi universiteti privat “Luarasi”?

Nese konvikti do te jepej me qira, perse ai nuk iu dha Universitetit Shteteror te Tiranes, i cili po e zhvillon mesimin me tre turne per shkak te mungeses se ambineteve dhe e ka kekruar me heret kete konvikt dhe nuk i eshte dhene me pretendimin se nuk kane ku t’i dergojne nxenesit?

Top Channel