Një aksident për shkak të konsumimit të madh të alkoolit është shoqëruar edhe me lajmin e zhdukjes së një fëmije vetëm dy vjeç.

Ngjarja ndodhi në Kolonjë të Lushnjës, kur një automjet për shkak të shpejtësise humbi kontrollin dhe përfundoi pjesërisht në një kanal. Policia gjeti te plagosur bashkeshortet Arenalda Asllani, 22 vjec, Besmir Alla, 25 vjec, si dhe shtetasin Mikahel Dhana, 50 vjec te demtuar dhe ne gjendje te dehur.

Ata pretendonin se ne automjet kishin edhe nje vajze 2 vjec. Kjo eshte thene nga gruaja e re ndersa po kurohej ne spital, sipas te ciles femija eshte nxjerre nga makina nga bashkeshorti i saj, por me pas nuk eshte gjetur. Policia nisi kerkimin dhe ka marre ne pyetje tre personat qe kane dhene deklarime kontradiktore. Prania e femijes konfirmohet dhe nga deshmitaret.

Banoret e zones bashke dhe me policine nisen menjehere kerkimet ne gjithe zonen perreth per te gjetur vajzen 2-vjeçare.

Top Channel