Në emër të të zhdukurve

26/06/2012 00:00

“Shqiperia kujton, Eshtrat e tyre nuk kane varr” ka qene motoja e
ekspozites fotografike kushtuar 4500  personave qe vrane dhe u zhduken
nga dikatura komuniste.

Ekspozita ka patur si qellim ndergjegjesimin e opinionit publik, por ne vecanti te politike ne lidhje me personat qe vuajten me shume nen diktature.

Adem Demaci, aktivisti i njohur kosovar per te drejtat e njeriut, i pranishem ne hapjen e ekspozites, beri nje apel per te respektuar kujtimin dhe vepren e atyre qe dhane jeten per atdheun.

Shume te perndjekur politike si dhe familjare te te humburve dhe te pushkatuarve moren pjese ne eventin e organizuar ne ambjentet e lulishtes ku ndodhen bustet e tre vellezerve Frasheri ne kryeqytet. Edhe personaliteti i letrave shqipe Ismail Kadare, kishte derguar nje mesazh nderimi, ku thoshte se, te gjithe ne nuk do te jemi te qete, pa kryer detyrimin moral ndaj atyre qe vuajten dhe nuk jane me ne kete bote.

Top Channel