Cristiano Ronaldo: Dalim me kokën lart

28/06/2012 10:25

Cristiano Ronaldo tha pas humbjes së Portugalisë ndaj Spanjës në serinë e 11-metërshave se skuadra e tij largohet nga EURO 2012 me kokën lart.

“Duhet të jemi krenarë për ndeshjen e barabartë që luajtëm. Penalltitë janë çështje fati dhe zotësie të portierëve. Largohemi me kokën lart sepse bëmë gjithçka për të arritur finalen”, theksoi sulmuesi portugez.

Menjëherë pas penalltisë përcaktuese të Cesc Fabregas që i dha fitoren Spanjës, Cristiano u fokusua nga kamerat me sytë nga qielli duke thënë: “Cfarë padrejtësie!”

Portugezi nuk mendon se Spanja ishte më superiore ndaj Portugalisë, por vlerëson ndërrimet që bëri tekniku spanjoll Del Bosque në pjesën e dytë: “Ata bënë dy zëvendësime të goditura duke futur lojtarë të freskët si Pedro dhe Navas. Ishte një ndeshje e bukur dhe fati ishte në anën e kundërshtarëve.”

Top Channel