Konispoli i rikthehet tokës

03/07/2012 00:00

Qyteza më e skajshme në jug të vendit ku jetojnë aktualisht rreth 4000
banorë përfaqëson një bashki me profil bujqësor dhe blegtoral.

Në Konispol  90% e banorëve janë të vetëpunësuar. Kjo zonë ka rreth 135 mijë rrënjë agrume, 75 mijë rrënjë ullinj, mbi 1000 krerë gjedhë dhe 21 mijë krerë bagëti të imëta. Konispoli përfaqëson një prej prodhuesve më të rëndësihëm të ullinjve dhe vajit të ullirit në vend ndërsa ka 5 punishte për përpunimin e nënprodukteve të qumështit.

Megjithatë tregu i shitjes së këtyre prodhimeve i është lënë spontanitetit. Banorët thonë se nuk ka qenë e vështirë gjetja e tregut për prodhimet cilësore të zonës por unifikimi i çmimit dhe marketing mund të zgjeronte sipërfaqen e mbjellë dhe të zgjeronte tregjet për këto produkte.

Emigracioni në këtë zonë që gjatë gjithë kohës ka pasur natyrë specifike tashmë pothuajse është zhdukur. Qindra vetë nga Konispoli kanë investuar në hapjen e tokave dhe mbjelljen e agrumeve dhe ullinjve. Për 20 vite me radhë kemi shkuar cdo mëngjes në Greqi për punë dhe jemi kthyer në mbremje thotë një banor i Konispolit, sot ka shumë punë këtu.Kapitali i fituar është investuar në bujqësi e blektori.

Ndërkaq kryetarja e bashkisë së Konispolit Mimoza Arapi thotë se 650 familjet e Konispolit janë duke punuar për të zgjeruar aktivitetin. Gjithë ky prodhim sipas saj meriton më shumë vëmëndje, marketing professional  dhe promocion.

Top Channel