06:18 "Fiks Fare" R
Programi i plote
PUBLICITET
Vrasje mafioze në Pejë
06/07/2012

Vrasje mafioze në Pejë
Një vrasje e tipit mafioz ka ndodhur të enjten  në aksin rrugor Pejë – Rugovë. Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri në automjetin e tij.

Hetuesit kanë bërë kqyrjen e vendit të ngjarjes dhe inicimin e procedurave të rastit. Sipas hetimeve paraprake viktima  është shtetasi i Kosovës, 31-vjecari Gazmend Beqiri banues në Pejë. Ai po levizte me automjetin e tij Xhip ngjyrë kafe në drejtim të Rugovës, kur i kanë zënë pusi dhe e kanë qëlluar me armë automatike.

Hetuesit kanë mbledhur prova dhe dëshmi nga vendi i ngjarjes të cilat do t’i ekzaminojnë dhe hetimet janë shtrirë në disa pista. Me vendim të Prokurorit te Qarkut-Pejë trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për autopsi.


/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga Kosova
Kosovë, arrestohet zyrtari i AKI-t
Një zyrtar i lartë i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës ka rënë në prangat e Policisë së Kosovës paraditen e së enjtes.
Del Ponte: S’ka nevojë për gjykatë të re
Ish-kryeprokuroja e gjykatës së Hagës, Carla del Ponte është shprehur e habitur me vendimin për themelimin e Gjykatës Speciale për Kosovën.
Kosovë, zgjerohet aktiviteti i Postës
Posta e Kosovës ka prezantuar Shërbimin Financiar Jobankar, ku mund të kryhen këto shërbime: Pagesa e tatimit në pronë, dënimet në trafik, pagesat e taksave gjyqësore, pagesat për dokumente personale, faturat e energjisë elektrike, faturat e ujit të pijshëm, të gjitha pagesat e studenteve të Universiteteve Publike etj.
“Grupi i Drenicës”, aktakuzë ndaj 2 personave
Një prokuror ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale e Kosovës parashtroi një aktakuzë kundër dy të pandehurve në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, që lidhet me rastin e ashtuquajtur “Grupi i Drenicës”.
EULEX, Kuvendi voton zgjatjen e mandatit
Kuvendi i Kosovës miratoi të mërkurën në lexim të parë edhe projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që ndërlidhen me mandatin e misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, EULEX.


Lajmet kryesore

Vrasje mafioze në Pejë Padia ndaj gjykatësit Gjin Gjoni
Prokuroria, verifikime për falsifikimet dhe mashtrimet me pasurinë. Gjoni reagon: Akuzat të montuara politikisht
Miratohet ngritja e Komisionit për akuzat ndaj FA
Ansar: Gati të dëshmoj për Argita Berishën
Biznesi i specializimeve në Mjekësi
Rama takon Papa Françeskun
SHBA, mbështetje të fortë TAP-it
Më të lexuarat
Temat e ditës
Ukraina, Lindja e Mesme, Siria, Ballkani i ri, Kriza greke, Vrasje
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.