Nën akuzë pas denoncimit të “Fiks Fare”

06/07/2012 00:00

Policia e Vlorës njoftoi se ka ekzekutuar vendimin e gjykatës, për masën
e sigurisë ndaj dy mjekëve të spitalit psikiatrik në Vlorë, si dhe
drejtoreshës së këtij spitali.

Gjykata vendosi ndaj tyre, masen e sigurise ‘Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” dhe masën plotësuese të “Pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik. Drejtoria e policise njoftoi dhe arsyet e ketyre masave.

“Antonela Agaj, me profesion Drejtoreshë e Spitalit Psikiatrik Vlorë dhe kryetare e Komisionit të KEMP, Diana Brahimuçaj, me profesion mjeke pranë Spitalit Psikiatrik dhe anëtare e Komisionit të KEMP dhe Shqiponja Arapi me profesion mjeke pranë Spitalit Psikiatrik Vlorë dhe anëtare e Komisionit të KEMP, kanë rezultuar se këto shtetase kanë konsumuar veprat penale të korrupsionit pasiv dhe të falsikimit të dokumentave zyrtare”, ta zëdhënësi i Policisë së Vlorës.

Policia e Vlores nisi hetimin pas denoncimit te rasteve korruptive ne emisionin “Fiks Fare”, ne daten 24 maj te ketij viti. “Fiks Fare” solli denoncimin e babait te nje djali 25-vjeçar me probleme shendetesore, te cilet mjeket e komisionit i kerkuan 25 mije leke ryshfet per te riperfituar te drejten e trajtimit financiar nga shteti. “Fiks Fare” solli me kamera te fshehte kerkesen e nje prej mjekeve qe kerkon rryshfet e me pas duke e marre shumen e parave per te leshuar nje dokument zyrtar. Pas publikimit sektori i krimit ekonomik ne Vlore nisi hetimin dhe se fundmi gjykata dha masen e sigurise ndaj mjekeve, qe jane nen hetim dhe nga prokuroria per korrupsion.

Top Channel