05:00 "Pasdite ne TCH" R
06:20 "Fiks Fare" R
Programi i plote
PUBLICITET
Celentano kundër krizës, 1 euro biletat e koncertit
10/07/2012 16:10

Celentano kundër krizës, 1 euro biletat e koncertit
Më 8 dhe 9 tetor, Adriano Celentano ka planifikuar një koncert në Verona, koncert “i rrallë” siç thonë organizatorët.

Por në këtë kohë krize, vetë këngëtari i madh italian ka menduar të lehtësojë xhepat për të gjithë fansat e tij duke shitur 6 mijë bileta (12 mijë në total për të dyja netët e koncertit) me çmimin simbolik prej 1 euro, ndërsa pjesa tjetër e Arenës së Veronës do të plotësohet me biletat e shitura me çmime normal që variojnë nga 90 deri në 165 euro.

Koncerti dy-ditor nuk është pagëzuar ende me një emër, por Claudia Mori që po merret me organizimin tha se do të jetë një koncert i llojit të veçantë dhe i ndarë në dy pjesë, nga një në secilën natë. Veç Celentano-s në koncert pritet të marrin pjesë edhe emra të tjerë të njohur të muzikës dhe artit italian, një ndër ta edhe Gianni Morandi.

Ndërkohë, sa për biletat, ato dalin në shitje më 11 korrik në orën 11 paradite në internet dhe më 13, po në korrik, nëpër pikat e autorizuara të shitjes.

Një tjetër detaj i sigurtë, koncerti nuk do të transmetohet nga RAI, edhe pse ky televizion ishte shndërruar në shtëpinë e tij, por nga Mediaset pasi për RAI-n, Celentano ishte shumë i shtrenjtë. / Top Channel



Facebook




Lajmet kryesore

Celentano kundër krizës, 1 euro biletat e koncertit
Të gjithë kritikojnë Gjyqësorin
Zaganjori: Zvarritje, vendime të padrejta… Naço: Gjyqtarët, jo sipas humorit të KLD
“Të shqyrtohen 100 vendime gjyqësore”
Balla: Deklaratën e dështoi Berisha
Rreziku i rikthimit të vizave
BSH: Rikthehet optimizmi në ekonomi
Sërish tritol në komisariatin e Fushë Krujës
Më të lexuarat
Temat e ditës
Ukraina, Akuzat për ushtrinë, Reforma territoriale, Statusi, Irani, Turizmi
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.