Gjendet e vdekur gruaja e miliarderit të Tetra-Pak

11/07/2012 03:00

Një nga gratë më të pasura të Mbretërisë së Bashkuar është gjetur e vdekur në perëndim të Londrës, ka konfirmuar Scotland Yard-i.

Trupi i nënshtetases amerikane, Eva Rausing, 48 vjeç, anëtare e familjes së perandorisë së kartonave Tetra-Pak, u gjet në Cadogan Place, Belgravia.

Shkaqet e vdekjes janë ende të paqarta, ndërsa policia po kryen hetimet e nevojshme. Gjithsesi pista e drogës është parësore nisur edhe nga e kaluara e viktimës e cila në vitin 2008 së bashku me bashkëshortin e saj u përball me akuzat për posedim droge teksa në shtëpinë e tyre u gjet hashash, heroinë dhe 52 g kokainë.  

Gjithashtu ajo është arrestuar me parë se kishte futur sërish kokainë dhe heroinë në Ambasadën e SHBA-ve në Londër.

Ndërkohë që një 49-vjeçar është arrestuar në lidhje me vdekjen e gruas, deklaroi policia Metropolitane.

Eva Rausing ishte nënë e katër fëmijëve.

Top Channel