Një 24-vjeçar nga Këlcyra ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti
automobilistik ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit të ditës së mërkurë
pranë fshatit Terihat të Gjirokastrës.
Kostandin Mboqe, emigrant ne Greqi ishte duke u kthyer prane familjes por udhetimi i tij do te nderpritej pikerisht ne vendin e lartpermendur. I ndjeri po udhetonte ne automjetin e tij me targa greke se bashku me bashkeshorten e tij Elda Gjergji 24 vjece, e cila ishte shtatzëne dhe me një te aferm te tij. Te dy keta persona ndodhen jashte rrezikut per jetën.
Makina e drejtuar nga Mboqe eshte perplasur frontalisht me nje automjet tip trajler
me targa te Sarandes me pjese ndertimi, i cili drejtohej nga shtetasi Nazmi Pasho. Ky i fundit eshte shoqeruar ne komisariatin e Gjirokastres. Sipas informacioneve automjeti tip xhip ka humbur kontrollin duke dale ne krah te kundert.
40 vjet nga revolta e Spaçit Në 40-vjetorin e revoltës në burgun famëkeq të Spaçit, gjatë së cilës
pati edhe 4 viktima janë përkujtuar në një simpozium në Akademinë e
Shkencave në Tiranë, të gjithë ata që kanë vuajtur në burgjet e
diktaturës.
Kufizohet numri i magjistratëve Studentët e Fakultetit të Drejtësisë i janë drejtuar me një peticion
Ministrisë së Drejtësisë në mënyrë që të rishikohet numri i fituesve që
do të kenë të drejtë të ndjekin shkollën e Magjistraturës.
Censusi sipas qarqeve Pas rezultateve të përgjithshme, INSTAT bëri publike të dhënat e
Censusit të popullsisë dhe banesave në nivel qarku, të ndara sipas
bashkive dhe komunave.
“Muxhahedinët”, Teherani paralajmëron Tiranën
Strehimi i 14 anëtarëve të organizatës së muxhahedinëve në Shqipëri nuk
është pritur aq mirë nga autoritetet e Iranit. Teherani ka paralajmëruar
Tiranën zyrtare se pranimi i 14 prej 210 anëtarëve të organizatës
Mojahedin-e-Khalq, ose siç njihet ndryshe me emrin muxhahedinët e
popullit iranian, do të kërcënojë sigurinë kombëtare të vendit tonë.