Ndërprerja në mënyrë flagrante e energjisë elektrike nga ana e CEZ në
fshatin Derviçian ne Dropullin e Poshtem të Gjirokastrës ka detyruar
banoret e kësaj zone që për 60 minuta rresht të bllokojnë aksin rrugor
Gjirokastër-Kakavijë.

Sipas banoreve energjia elektrike ishte nderprere duke vendosur nje lajmerim ne kabine ku shkruante se “jeni debitore dhe paguani detyrimet”.

Mjaft banore te ketij fshati me fatura ne duar jane drejtuar drejt filialit CEZ në Gjirokastër, por e vetmja përgjigje që kane marre nga punonjesit ishte t’i drejtoheshin CEZ në Fier.

Bllokimi i rruges nacionale Gjirokastër-Kakavijë eshte bere rreth ores 19.30 deri ne oren 20.30 dhe numri i automjeteve te bllokuara ne kete aks shkonte me dhjetera, ku mes tyre ndodhej edhe automjeti me te cilin udhetonte vete konsulli grek ne Gjirokaster.

Ne vendgjarje kane mberitur forcat e policise te cilet pas negociatave me banoret kane bere tet mundur zhbllokimin e rruges dhe rikthimin e saj ne normalitet. kjo eshte hera e dyte qe banoret e fshatit dervician bllokojne kete aks rrugor dhe serish motivi eshte po i njejti,mungesa e energjise elektrike.

Top Channel