Ja cila është gruaja në krah të Kim Jong-un

11/07/2012 00:00

Gruaja misterioze, e cila është fotografuar në krah të liderit
koreano-verior Kim Jong-un, gjatë disa eventeve zyrtare, është një yll i
muzikës pop, ka qenë e martuar më parë dhe ka qenë pikërisht Kim Jong-il, lideri i cili ndërroi jetë në dhjetor, i cili nuk lejonte të birin
të takohej për plot 10 vjet me këtë grua.

Hyon Song-wol është shumë e suksesshme në fushën e saj duke njohur majat e klasifikimeve me hite të tilla si “Excellent Horse-Like Lady”, “Footsteps of Soldiers”, “I Love Pyongyang”, “She is a Discharged Soldier and we are Troops of the Party”.

Sipas Shërbimit Sekret Korean, çifti ka patur një lidhje dashurie, të nisur 10 vjet më parë, menjëherë pasi Kim Jong-un u kthye nga një shkollë private elitare në Bern të Zvicrës. Babai i tij Kim Jon-il, e kishte urdhëruar prej kohësh të birin që të ndërpriste lidhjen me këtë grua.

Një burim nga Shërbimi Sekret tha për gazetën “JoonAng Daily” në Seul, se çifti kishte lidhje që prej adoleshencës dhe se fjalët për romancën e tyre qarkullonin në elitën e Penianit.

Këngëtarja, popullariteti i së cilës arriti pikun në vitin 2005, besohet se ka qenë e martuar me një oficer të Ushtrisë Koreano-Veriore dhe ka një fëmijë. Nuk ka njoftime se ku janë aktualisht ky zotëri dhe fëmija, apo nëse çifti rezulton ende i martuar.

Zonja Hyon është parë edhe më herët këtë vit, duke performuar në një event për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ku besohet se ka marrë pjesë edhe diktatori.

Ndërkohë mediat koreano-jugore raportuan më herët se kjo grua nuk ishte tjetër vecse motra e vogël e Kim, Yo-Jong, e cila besohet se ka studiuar në Zvicër bashkë me të vite më parë. Disa të tjera thanë se ajo grua ishte e dashura ose bashkëshortja e Kim.

Top Channel