08:07 Serial "Rregullat e Lojes"
09:00 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Rusia hyn në OBT
11/07/2012

Duma apo Dhoma e Ulët e parlamentit rus i dha dritën jeshile hyrjes së vendit në Organizatën Botërore të Tregtisë, një objektiv i hershëm ky i drejtuesve të Kremlinit.

Kur ligji të miratohet edhe nga Dhoma e Lartë dhe presidenti Vladimir Putin ta firmose, 30 ditë pas nënshkrimit Rusia do të bëhet zyrtarisht anëtare e OBT-së. Vendi më i madh i botës do t’i bashkohet kështu klubit që vendos rregullat e tregtisë në nivel global pas një maratone negociatash torturuese 18-vjeçare.

Votimi në Dhomën e Ulët, ku në favor të anëtarësimit pati një mazhorancë prej 30 votash, vulos praktikisht hyrjen e Rusisë në organizatë sipas një marrëveshjeje të arritur dhjetorin e kaluar, e cila e detyron Moskën të reduktojë tarifat e importit e të hapë sektorë kyçe të ekonomisë së saj ndaj investimeve të huaja.

Putin, i zgjedhur në muajin mars në krye të Kremlinit për një mandat të tretë presidencial, është shfaqur i dyzuar në lidhje me këtë hap, por nisi ta shohë më pozivitisht procesin pasi ekonomia ruse u godit rëndë nga recesioni global i viteve 2008-2009.

“Kritikët e hyrjes në OBT thonë se në fillim duhet të vijë modernizimi, pastaj anëtarësimi. Unë mendoj se qeveria e sheh mbase anëtaresimin si një impuls për atë të parin, një shtysë për të modernizuar industrinë ruse që vendasit nuk e arrijnë dot vetë, por mbase detyrimet e jashtme do t’i shtyjnë të kalojnë në veprim”, thotë Maria Lipman, analiste politike.
 
Politikanët rusë që i kundërvihen anëtarësimit mendojnë se ulja e tarifave për disa mallra të importuara nuk krijon mundësi për rifitimin e të ardhurave nga kjo humbje. / Top Channel









Lajmet kryesore

Rusia hyn në OBT Dorëhiqet ministri Ilirian Celibashi
“Për arsye familjare”. Në vend të tij Rama prezanton Ermonela Felajn
Rama: Reforma, edhe me opozitën
OMONIA: Të ngrijnë dorëheqjet
Basha: Nuk e njohim ndarjen e re
SHBA, Arvizu “mbetet” në Tiranë
Braçe: Fullani të largohet
Më të lexuarat
Temat e ditës
Reforma territoriale, Vjedhja e Bankës, Lindja e Mesme, Tragjedia ajrore, Ukraina, Energjia, Turizmi
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.