Aksidentet rrugore, humbin jetën dy persona

15/07/2012 00:00

Një aksident automobilistik me pasojë humbje jetësh ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Fushë-Krujë.

Dy makina të tipit Toyota dhe BMW janë përplasur, ndërsa nga aksidenit humbën jetën 38 vjeçari Ardit Korrizi dhe shtetasi me inicialet M.F.

Në aksident mbetën të plagosur edhe pesë persona të tjerë.

Policia po heton për shkaqet që cuan në këtë aksident fatal.

Një tjetër aksident ka ndodhur në Korce, në afërsi të Kapshticës, ku është plagosur rëndë shoferi dhe pasgjeri.

Njëri nga dy të plagosurit, ka qenë ish-kreu i komunës Miras, Artur Mocka, ndërsa tjetri një i moshuar bashkëudhëtar.

Dy të plagosurit u dërguan me urgjencë në spital, ndërsa shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë.

Ndërkohë që në një tjetër aksident në aksin Velipojë-Shkodër, makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë, teksa 4 persona mbetën të plagosur rëndë.

Makina pas përplasjes ra në kanal ndërsa të katër personat pësuan plagë të rënda dhe u dërguan me urgjencë në spital.

 

Top Channel