“Dritan Dajti”, 125 seanca

17/07/2012 00:00

Sërish Gjykata e Krimeve të Rënda ka kryer ritualin e zakonshëm në
gjyqin ndaj Dritan Dajtit, Erges Xhoxhit dhe Mariglen Mucajt duke
njofuat shtyrjen e procesit dhe njoftimin e dhomes kombetare te
avokatise per mungesen e mbrojtjes.

Ritual ky qe po kryhet qe prej muajit mars te ketij viti, kohe ne te cilen po gjyq po vijon te mbahet peng e megjithe kohen qe ka kaluar, gjyqesori ende nuk po gjen nje zgjidhje per zhbollikimin e situates. Ky eshte procesverbali i shenuar nga gjykata ne faqen zyrtare te Gjykates se Krimeve te Renda ku perfshihet edhe seanca e fundit e zhvilluar ne kete proces qe i perket dates 16 mars te ketij viti ne te cilen jane pyetur deshmitaret dhe eshte caktuar qe te vijohet me pyetjen e deshmitareve te tjere.

Nga te dhenat e faqes zyrtare rezulton se ne procesin ndaj Dajtit dhe dy te tjereve i celur ne 29 dhjetor 2010, nga 125 seanca gjyqesore te caktuara ne kalendar 84 prej tyre kane deshtuar pikerisht per shkak te mos paraqitjes se avokateve mbrojtes, dhjete te tjera per shkak sepse avokatet kane lene sallen duke nderprere keshtu gjykimin si dhe per shkak te kohes qe ka kerkuar mbrojtja per t’u njohur me materialet e dosjes.

Ne kalendarin e gjykates thuhet se procesi ka deshtuar disa here per shkak te mos paraqitjes se deshmitareve dhe kater here te tjera per shkak te mos formimit te trupit gjyqesor. Çka do te thote me nje perllogaritje llogjike se procesi Dajti nga te gjitha shtyrjet per te gjitha shkaqet e mesiperme eshte zhvilluar vetem 20 here pergjate ketyre dy viteve. Per shkak te zvarritjeve te herepashershme, Gjykata e Krimeve te Renda gjeti nje zgjidhje duke tentuar ta zhvilloje gjykimin çdo dite, pavaresisht se per çdo dite ajo serisht nuk ja ka dale mbane.

Top Channel