Rektoret pro Universitetit të Tiranës

17/07/2012 00:00

Të gjitha universitetet publike në vend kanë dalë në mbështetje të
kërkesës së ‘Universitetit të Tiranës’ për marrjen në përdorim të
godinës së konviktit të Gjuhëve të Huaja nga ky universitet.

Rektorët e 11 universiteteve publike firmosën një deklaratë të përbashkët përmes së cilës kërkojnë që ky objekt t’i jepet ‘Universitetit të Tiranës’ duke theksuar nevojën urgjente që kanë universitetet publike për hapësira të reja.
 
Në deklaratë rektorët kërkojnë nga shteti më shumë vëmendje sa i përket shtimit të ambienteve mësimore duke e përshtatur këtë me ritmin e rritjes së numrit të studentëve në universitete. Sipas tyre përmirësimi i infrastrukturës do të ndihmonte në rritjen e cilësisë së arsimit të lartë në vend.  

Deklarata e rektorëve vjen pasi Drejtoria e Antikorrupsionit pezulloi procedurat për dhënien me qira të godinës së konviktit pasi në to u evidentuan disa parregullsi. Parregullsitë lidheshin me largimin e njërit prej anëtarëve të komisionit ditën e zhvillimit të procedurave të tenderimit dhe zëvendesimit të tij nga ministri i larguar i Ekonomisë, Nasip Naço, në ditën e tij të fundit të qëndrimit në dikaster. Legjislacioni sqaron se largimet dhe zëvendësimet nuk mund të bëhen brenda ditës, në një proces tenderimi.

Po ashtu subjektet pjesëmarrëse në tender kanë cituar ligjin duke argumentuar se firma e ministrit Naço rezulton të jetë ligjërisht e pavlefshme, për shkak se dikasteri ishte në pritje të ministrit të ri të dekretuar edhe nga Presidenti i Republikës. Tenderi per dhenien me qira te konviktit te gjuve te huaja nisi te kryehj pas kerkeses sëe univesriteti privat “Luarasi” per zoterimin e ketyre ambieneteve.

Top Channel