Braçe: Skandal me pronat e Ushtrisë

19/07/2012 00:00

1.2 milionë metra katrorë, kryesisht në pjesen më të bukur të bregdetit
shqiptar, po i shiten nga Ministria e Mbrojtjes biznesmenëve të
ndryshem.

Deputeti Erjon Braçe ka deklaruar se ky eshte skandali më i madh me tjetersimin e pronës publike në vend, po të shtosh edhe faktin se Spitali Ushtarak dhe Shkolla “Skënderbej” nuk do te ekzistojnë me si të tilla dhe do të jepen për privatizim, duke ngritur keshtu dyshime teper te forta per afera te paracaktuara me te njejtet njerez afer pushtetit, qe kane perfituar deri tani nga kjo qeveri prona publike, tendera dhe licensa.

Erjon Braçe, në një intervistë për Top Channel thote se Plani i Perhapjes së Ushtrise i hartuar nga Ministria e Mbrojtjes, si ne 2009 dhe ne 2012, nuk eshte gje tjeter veç vjedhje e hapur e pronave publike.

“Në Karaburun janë 160 mijë metra katrorë të nxjerra jashtë Planit të Përhapjes për t’u shitur. Vetëm në Palasë janë 20 mijë metra katrore, në dijeninë time, tashmë të shitura. Duhet ta pyes ministrin Imamin, se kujt i janë shitur këto 20 mijë metra? Vijon në Himarë, duke përfshirë kalanë e Aliut dhe më pas në Himarë me 20 mijë metra katrorë të tjera. Brenda tjetërsimit të miratuar tashmë të pronave, të përmendur edhe një ditë më parë në Komision është edhe Spitali Ushtarak i Tiranës. Deri më sot ka qenë me kontratë aty një tjetër spital privat, kontrata e të cilit ka skaduar dhe nuk është rinovuar se do t’i vihet në dispozicion, tashmë për shitje edhe pjesa tjetër e Spitalit Ushtarak. Brenda këtij plani është Shkolla e Bashkuar, e cila po përflitet gjerësisht që do të vihet në dispozicion të një tjetër biznesi privat. Në listën e mëparshme ka qenë Komanda Detare e Bazës së Bisht Pallës. Tani, e gjithë baza. Brenda po këtij plani është Shkolla e Marinës në Vlorë dhe besoj që është në vëmendje të qytetarëve, që menjëherë ka për t’u kthyer në zonë ndërtimi. Brenda këtij plani është edhe tuneli i famshëm i Porto Palermos”, tha Braçe.

Ndërkohë që vetë deputeti Braçe thotë që e gjithë kjo batërdi vjedhjesh është kryer pa transparencë dhe në mënyrë të fshehtë.

“Spunto për të verifikuar gjithë këto histori janë thashethemet që dalin nga të pakënaqurit të shitjes apo tjetërsimit të pronës së Ushtrisë Shqiptare. Dëgjova dje që i fshehur pas sekretit, ministri Imami mohoi apo refuzoi transparencën në Komisionin e Sigurisë. Në dijeni të kësaj liste të jetë gruaja e zotit Imami nuk është transparencë. Në dijeni të kësaj liste, të jenë qytetarët e Shqipërisë, është një proces transparence, i domosdoshëm dhe që duhet garantuar tani”, tha Braçe.

Vete Braçe thote se ky privatizim nuk i sherben askujt perveç klienteve te oborrit te qeverise. Ai keshillon se keto prona mund te shkonin per te paguar faturen e larte te ish–pronareve.

“E shikoj të pafrytshme, sepse fare mirë këto prona mund të ishin përdorur për kompensim fizik të ish-pronarëve me qëllim që ajo faturë financiare, aq e rëndë për çdo shqiptar, për breza të tërë, të zerohej pikërisht prej vlerës së këtyre pronave. Nga këqyrja apo nga informacioni, që unë disponoj për shitjen e një pjese të këtyre pronave interesi primar, prioritar i Sali Berishës janë vetëm klientët e qeverisë”, tha Braçe.

Persa i perket instrumentave ligjore, qe mund ta ndalin kete histori, Braçe thote se, nuk mund te gjesh asnje te tille ne nje vend, ku nuk ekziston ligji.

“Tmerrësisht e vështirë për të folur për instrumenta ligjorë në një vend, ku ligji është kthyer në leckë për të llustruar këpucët, që kushtojnë shumë, të qeverisë. Nuk mund të flitet më për ligjin në këtë vend. Ka vetëm një instrument për ta ndalur gjithë këtë tmerr, zhvatje quajeni çfarë të doni në kurriz të qytetarëve të Shqipërisë: Vota!”, tha Braçe.

Ne kete menyre, Ministria e Mbrojtjes pas Tregtise se Armeve dhe Pergjimeve, duket se po perfshihet ne nje tjeter skandal qe kete here lidhet me pronat. Disa nga simbolet e historise shume shpejt nuk do te ekzistojne me, si kalaja e Ali Pashes ne Porto Romano apo tunelet, qe po pesojne tashme te njejtin fat si nendeteset. Pa folur per Spitalin Ushtarak apo Shkollen e Bashkuar ne Tirane.
Disa nga pronat me te rendesishme publike ne shitje

Shkolla “Skenderbej”
Spitali Ushtarak Tirane
Shkolla e Marines Vlore
Reparti i Bisht Palles 
Reparti i Kepit te Rodonit, Durres 
Reparti Shen Pjeter, Durres
Reparti i Qerretit, Durres
Reparti Ushtarak i Velipojes
Reparti i Shen Vasilit Sarande
Reparti i Cukes Sarande
Reparti i Ksamilit, Sarande
Reaprti Narte, Vlore
Reparti i Pishporos, Vlore
Reparti i Radhimes, Vlore
Reparti i Kepit te Gjuhzes, Vlore
Reparti i Ravenes, Karaburun
Reparti i Palases Himare
Reparti Kalaja e Aliut, Porto Palermo
Kampi Fushor Golem

Reagimi i MB-së

“Sqarojmë se ish-Shkolla e Bashkuar është dhe do të mbetet në planin e përhapjes së forcave të armatosura, për më tepër që në 100-vjetorin të krijimit të shtetit shqiptar po investohet për rikonstruksionit të sheshit të këtij kompleksi, ndërtimin e muzeut të Forcave të Armatosura dhe arkivit. 2- Spitali Ushtarak është dhe do të mbetet pjesë e planit të përhapjes së Forcave të Armatosura, 3-Baza e Bisht-Pallës, është dhe do të mbetet në planin e Forcave të Armatosura, 4-ish Shkolla e Marinës në Vlorë, e cila nuk përdoret nga FA dhe ka qenë jashtë planit të përhapjes i është dhënë për përdorim për 7 vjet Universitetit Ismail Qemali. Për të gjitha pronat e tjera, që janë jashtë planit të përhapjes së Forcave të Armatosura është bërë një punë voluminoze për inventarizimin dhe përcjelljen e tyre pranë Ministrisë së Ekonomisë për privatizim me të drejtën e parablerjes nga ish-pronarët apo nëpërmjet ankandeve të hapura për individë apo subjekte juridike të interesuara për to”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Ervin Kulluri.

Brace: Imami gënjen

Por Erjon Brace deklaroi në rrjetin social Facebook se ministri Imami gënjen. Kjo pasi sipas tij, ka qënë vetë ministri që në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë ka argumentuar gjatë se përse duhet lëshuar Spitali Ushtarak, vecmas qëndra e Traumës e cila sipas tij paska shpenzime të shumta të papërballueshme!”, thotë Brace, që sipas tij vetë ministri Imami ka paralajmëruar zhvendosjen e Spitalit në Zall Herr!

Po ashtu Brace thotë se Imami i ka treguar deputetëve të komisionit të sigurisë se ka një kërkesë të Kryetarit të Bashkisë Tiranë për pjesën më të madhe të territorit të Shkollës së Bashkuar!

Ndërsa për Bisht Pallën ai thotë se më shume se 4500 metra territor është listuar si pronë që duhet të shkojë në privatizim.Brace thekson se Imami nuk ka thënë gjë për shkollën e Marinës në Vlorë, tunelin e Porto Palermos dhe për shitjen maramëndëse në Karaburun e Palasë.

Top Channel