Avokati i Popullit ka ngritur akuza publike ndaj policise se Pukës, duke
deklaruar se në rastin e konfliktit të dy familjeve në fshatin Qelez,
ku humbën jetën dy persona dhe u plagosën disa të tjerë, në 29 qershor
të ketij viti, vete policia ishte fajtore ne krim, duke mosvepruar ne
baze te ligjit.

Pas nje hetimi administrativ, sipas institucionit te Avokatit rezulton se dy dite perpara tragjedise ne Puke, nje prej pjesetareve të viktimave kishte bere kallëzim se fqinjet e tij ishin armatosur dhe i kercenonin se do t’i vrisnin. Por per kallëzimin e bere nga familja Markaj qe humbi dy pjesetare te familjes, nuk u mor asnje mase dhe ky kallzim nuk iu referua Prokurorise se rrethit.

“Nga ana jonë u provua plotësisht se qëndrimi i punonjësve të Komisiariatit të Policisë së Pukës është i kundraligjshëm. Ky qëndrim duke e fshehur kallëzimin e bërë nga pjesëtarët e familjes së viktimave, për dy vepra penale të rënda dhe reagimet e tyre për t’i zgjidhur problemet me mënyra dhe mjete të kundraligjshme, sikurse është bërë në këtë rast, ka sjellë pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e disa shtetasve”, tha zëdhënësja e Avokatit të Popullit.

Pas ketij hetimi Avokati i Popullit i ka rekomanduar prokurorise se Pukes fillimin e ndjekjes penale ne ngarkim te shefit te komisariatit te Pukes, si edhe oficerin e policise gjyqesore, per shperdorim detyre. Gjithashtu ai i ka kerkuar Gjykates se Rrethit te marre masen e pezullimit te ushtrimit te detyres, deri sa te perfundojne hetimet.

Ndersa ne rekomandimin ndaj Drejtorit te Pergjithshem te policise Burgaj i ka kerkuar te kryeje analize te veçante per kete ngjarje dhe te marre masa disiplinore ndaj punonjesve te tjere te policise te perfshire ne kete mosveprim, por qe nuk permbajne pergjegjesi penale.

Top Channel