Edhe kur thirrjet e drejtuesve të institucioneve kanë qenë publike dhe alarmante ato kanë rënë në vesh të shurdhër. Tre javë më parë Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Genc Juka kërkoi mbylljen e pikave të tregtimit të mishit buzë rrugës nacionale në segmentin Fush Krujë-Laç si edhe u kërkoi qytetarëve që të mos blejnë mish në këtë zonë.

Por edhe pas kesaj deklarate publike te drejtorit te Përgjithshëm te Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Genc Juka,  e cila ishte një alarm për qytetarët, por edhe autoritetet përkatëse për të ndërhyrë pranë subjekteve që tregtojnë mishin në rrugën e Fushë-Krujës, situata nuk ka ndryshuar aspak.

Në këtë segment buzë rrugës nacionale, jane 7 pika që vijojnë të tregtojnë mishin pa respektuar asnjë standard dhe larg kushteve higjeno-sanitare të kërkuara.

Duket se asnjë masë nuk është marrë ndaj tyre edhe pas deklaratës së zotit Juka, ndërsa prania e kamerave i irriton personat që vijojnë tregtinë e mishit në rrugë.

Top Channel