Reforma e skemës së pensioneve

23/07/2012 00:00

Skema e pensioneve është në krizë të rëndë. Zëvendësministrja e Punës
Filloreta Kodra pohoi në Komisionin e Punës se kjo skemë ka shkaktuar
defiçit sa 1 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe tendenca është
në rritje.

“Konstatohet një defiçit i lartë i degës së pensioneve, që arrin afërsisht 1 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe me tendenca përkeqësimi. Kjo gjendje e treguesve të sistemit dhe sidomos qëndrueshmëria e brishtë financiare e tij, evidenton përsëri domosdoshmërinë e marrjes së masave për reformimin e sistemit dhe kontributin e të gjitha palëve politike për të realizuar një reformë që do t’i rezistojë kohës”, tha Kodra.

Deputetja Eglantina Gjermeni dhe kreu i Komisionit të Punes, Ethem Ruka kane sjelle fakte per gjendjen e rende te kesaj skeme qe rendojne gjithnjë e me shume mbi shqiptaret.

“Niveli i pensioneve në Shqipëri nuk ka arritur akoma atë të viteve 90. Cilësia e jetës së pensionistëve ka ardhur duke u ulur. Nëse nuk kanë fëmijët që t’i ndihmojnë, asnjë nga pensionistët nuk do ta përballonte jetën në Shqipëri. Para ca kohësh kemi kërkuar nga Ministria e Punës të përllogaritet minimumi jetik, kemi kërkuar një seancë dëgjimore dhe kemi marrë një shkresë, ku na është përgjigjur ministri që Ministria e Punës nuk ka mjetet dhe tagrin për ta përllogaritur një minimum jetik”, tha deputetja socialiste Gjermeni.

“Sot nëqoftëse nuk kemi gabuar, po flitet që kontribuojnë rreh 1.2 persona për të mbajtur një pensionist. Ky raport është shumë i ulët. Për ta balancuar skemën duhet të shkohet pak a shumë te 3.5 deri në 4 veta që punojnë për të mbajtur një pensionist me një pension dinjitoz për të përballuar nivelin e jetesës”, tha Ruka.

Zevendesdrejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado ka thene se rritja e moshes se daljes ne pension per kategori te caktuara siç jane edhe minatoret mund te zgjidhet permes skemave profesionale.

Zevendemismistrja e Punës ka akuzuar opoziten se po mban peng reformen e pensioneve, por deputetët e Partisë Socialiste i kanë thënë se ne keto tre vite ata nuk jane njohur asnjëherë me këtë dokument.

Top Channel