Produktet shqiptare mund të eksportohen drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës pa tarifë doganore.

Duke përfituar nga “Sistemi i Përgjithësuar i Preferencave”, ku përfshihen 128 shtete, prodhuesit shqiptarë tashmë mund të kenë akses në tregjet amerikane nën regjimin tregtar pa tarifa doganore për një numër prej rreth 3.500 produktesh.

“Çfarë produktesh lejohen nën programin e Sistemit të Përgjithësuar të Preferencave. Janë pjesa më e madhe e produkteve të prodhuara dhe inputet, shumica e stolive, shumë produkte bujqësore, kimikatet, mineralet, mermeri”, deklaroi Bill Jackson, zyra e Përfaqësisë Tregtare Amerikane.

“Nga ana tjetër, ka edhe disa produkte që nuk lejohen, të cilat Kongresi i ka përcaktuar me ligj. E di që shumë nga ju do të zhgënjeheni kur të mësoni se ndër to janë shumica, por jo të gjitha produktet tekstile dhe veshjet, njëkohësisht dhe këpucët”, vijoi Jackson.

Shqipëria është pjesë e projektit që në vitin 2009, por eksportet nën këtë sistem kanë qenë sporadike. Gjatë dy viteve të fundit është vënë re një dyfishim i eksporteve të produkteve shqiptare drejt tregjeve amerikane dhe për këtë arsye prodhuesit po stimulohen të përfitojnë nga ky sistem.

Top Channel