MTKRS, ligj për të mbrojtur veprat

26/07/2012 00:30

Ministria e Kulturës do të inspektojë galeritë në mbarë vendin dhe do të propozojë nismë ligjore për ruajtjen e veprave.

Ministri Aldo Bumci tha se kjo iniciativë do të ndërmerret pas skandalit me vjedhjen e pikturave dhe objekteve të artit në qytetin e Korcës.

“Dy janë masat: një inspektim i përgjithshëm i komitetit shoqëror të muzeve në bashkëpunim me Galerinë Kombëtare të Arteve, Muzeun Historik Komëbtar dhe një reformë ligjore që do na japë ne instrumentat për të inspektuar penalizuar dhe në fund masë ekstreme në të cilën ne nuk dëshirojmë të arrijmë por nëse nuk reagon pushteti vendor ne do të detyrohemi të arrijmë deri në mbylljen e muzeve dhe marrjen në mbrojtje të fondit përkatës”, tha Aldo Bumci.

Në fjalën e tij Bumci vuri theksin në moskompetencat e Ministrisë së Kulturës për të mos ndërhyrë dhe vetëm pas ngjarjes së Korcës ata menduan të ndërhynin në ligj.

Top Channel