Pattinson fshihet në shtëpinë e Witherspoon

01/08/2012 16:45

Robert Pattinson nuk është dukur në publik që kur jeta e tij u trondit nga tradhëtia e të dashurës, Kristen Stewart.

Tashmë, sipas spekulimeve të shtypit amerikan, mësohet se aktori anglez është fshehur në shtëpinë e pushimeve të koleges së tij Reese Witherspoon.

Ylli i “Twilight” u shpërngul javën e kaluar nga shtëpia e përbashkët me Krtisten, ndonëse kjo e fundit publikoi një falje publike të ndjerë, pas mësimit të historisë së saj disa-mujore të dashurisë me regjizorin e “Snoë White and Huntsman”, Rupert Sanders.

“US Weekly”, e cila ishte e para që publikoi fotografitë e tradhëtisë gjatë javës së shkuar, tashmë pretendon se 26-vjeçari është strehuar në vilën me vlerë prej shtatë milionë dollarësh, të ndodhur në Ojai, Kaliforni.

Raportime të mëparshme kishin spekuluar se Pattinson kishte fluturuar në Britani, për të kaluar dhembjen e ndarjes nga e dashura përkrah miqve të tij më të mirë.

Top Channel