SHBA, Departamenti i Thesarit ndëshkon Camorran

02/08/2012 00:00

Departamenti amerikan i Thesarit ka sanksionuar organizatën kriminale të
Kampanias, Camorra, duke konfiskuar pasuritë e saj përtej detit.

Departamenti ka vënë në shënjestër bosët e klanit Casalesi, në kuadër të një aksioni që synon përjashtimin e Camorras nga sistemi financiar global.

“Ky veprim synon tutelimin e sistemit financiar amerikan nga pastrimi i parave me prejardhje kriminale”, thuhet në një komunikatë për shtyp të DATH.

Sipas dokumentit, në kuadër të autoritetit për të vendosur sanksione ndaj krimit të organizuar ndërkombëtar, Departamenti i Thesarit ka identifikuar pesë bosë të Camorras, “një nga organizatat kriminale më të mëdha në Europë”.

Në njoftimin në fjalë saktësohet se sanksioni ka të bëjë me ngrirjen e asateve që personat e identifikuar kanë në juridiksionin amerikan dhe ndalon çdo shtetas amerikan që të kryejë transaksione me ta.

“Do të vazhdojmë të përndjekim anëtarët e Camorras, që është e përfshirë në pastrimin e parave, në zhavtje, në korrupsionin e politikës dhe në falsifikime”, ka deklaruar ndërkohë nënsekretari për terrorizmin dhe shërbimet inteligjente financiare, David S. Cohen.

Top Channel