Sarandë, Olldashi inspekton punimet në port

03/08/2012 00:00

Brenda fundit të vitit 2012, Saranda do të ketë kalatën e re të anijeve turistike cruiz.

Ndërkohë që autoritetet portuale të qytetit kanë lidhur tashmë 18 kontratat e para për krocierat që do të vizitojnë qytetin në sezonin e ardhshëm turistik.

Ministri i Punëve Publike Sokol Olldashi, i cili inspektoi punimet në port tha se ka vonese prej dy muajsh ne projekt, por kjo ka ndodhi per shkak te fluksit te larte te pushuesve. Kalata e re e portit eshte 180 metra e gjatë dhe 9 metra e thellë, me një vlerë prej 440 milionë lekë.

Top Channel