Pogradec, vret veten efektivi i policisë 03/08/2012 17:00
Një ngjarje e rëndë ka ndodhut ditën e premte në Pogradec, ku një efektiv policie ka vrarë veten në banesën e tij, duke tronditur familjarët.
Sipas informacioneve të fundit, efektivi i vetëvrarë është shtetasi Muharrem Jashallari, i cili dyshohet se e ka kryer aktin e rëndë pas një grindjeje me bashkëshorten.
Kjo e fundit dhe dy fëmijët e çiftit, bëjnë të ditur autoritetet lokale, ishin të pranishëm në momentin që agjenti tërhoqi këmbëzën e pistoletës.
Të njëjtat burime saktësojnë se vetëvrasja është kryer me armën e shërbimit dhe shtojnë se dyshohet që efektivi të kishte konsumuar një sasi alkooli. / Top Channel
Londër, vrasja e shqiptarit
Tre persona janë arrestuar nga policia britanike, se kanë ndihmuar të dyshuarit për vrasjen e shqiptarit Xhem Krasniqi, në jug të Anglisë, disa ditë më parë.
Rrëfimi i gjyshes së Nazimes Drita Visha, gjyshja e Nazime Vishës, rasti i të cilës ka premisa të kthehet në një kazus në jurisprudencë, kërkoi në emisionin “Top-Show”, te drejtuar nga gazetari Alban Budushi, qe dy familjet Visha dhe Muça të ballafaqohen me njëra-tjetrën.
Atentat në Kukës Pak pas mesnate është qëlluar me armë zjarri duke u plagosur rëndë
shtetasi Bujar Shehu, 29 vjeç drejtor i Bordit të Kullimit në Kukës.
Tiranë, përplasje në njësinë nr. 2 Një kontroll i një grupi auditi të Gjendjes Civile në njësinë bashkiake numër 2 në Tiranë është bërë shkak për një konflikt disaorësh.