Një zjarr i fuqishëm ka rënë në bjeshkët e Radomires në vendin e quajtur
“Livadhi i Madh”, duke prekur nje sipërfaqe prej rreth 20 hektaresh
kryesisht pishe dhe bredh.

Kjo vater zjarri eshte aktivizuar paradite dhe me pas eshte perhapur ne te gjithe masivin pyjor. Banoret e zones jane vene ne levizje duke bere te mundur shuarjen e flakeve, por era e madhe qe vazhdon te fryjë dhe ne keto momente ka riaktivizuar flaket, të cilat kane djegur disa hektare te tjera me pyje.

Ende nuk dihen shkaqet e verteta te renies se zjarrit, pasi kjo zone eshte e njohur per nje kujdes te veçante ndaj pyjeve. Pritet ne nderhyrje nga ajri pritet pasi zjarrfikësja e ka te pamundur te nderhyje ne kete zone per shkak te terrenit te thyer.

Top Channel