Durrës, kapen dy gjermanë, trafikuan mariujanë

07/08/2012 00:00

Dy shtetas gjermanë janë ndaluar nga policia kufitare për trafik lëndësh
narkotike. Shtetasit Franz Andreas, 40 vjeç dhe Thomas Nico, 33 vjeç,
me banim në Berlin, po tentonin të imbarkoheshin në një nga tragetet e
linjës Durrës-Bari që nisej natën e së hënës nga porti detar shqiptar.

Burime të policisë kufitare në këtë port bëjnë të ditur se gjatë kontrollit në automjetin tip “Volksvagen” me të cilin udhëtonin dy gjermanët u gjetën rreth 10 kilogramë marijuanë.

Të ndaluarit ndërkohë janë marrë në pyetje për të zbuluar origjinën e bimës narkotike që dyshohet, se është blerë në Shqipëri me destinacionin Gjermaninë.

Top Channel