Sheshi i Flamurit shpallet monument kulture

08/08/2012 16:00

Komiteti Shtetëror për 100-vjetorin e Pavarësisë, i mbledhur nën drejtimin e Kryeministrit Berisha, mori disa vendime në kuadrin e festimeve për 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Mes te tjerash, Komiteti miratoi mbeshtetjen e planit per rikonceptimin e sheshit te Vlores. Kryeministri Berisha kërkoi që sheshi i Flamurit të shpallet monument kulture. Ky komitet miratoi edhe projektin ndertimin e mauzoleumit kushtuar Nënës Mbretëreshë dhe u kërkua të hapet menjëherë tenderi për realizimin e tij. Gjithashtu, Komiteti kërkoi të hapet konkursi ndërkombëtar për realizimin e spotit për 100 vjetorin dhe miratoi në parim listën e aktiviteteve kryesore për 100 vjetorin, duke perfshire ketu edhe  krijimin e një website për 100-vjetorin. 

Në fjalën e tij,  Kryeministri Berisha theksoi edhe një herë domosdoshmërinë e përcaktimit të të vërtetave historike te shqiptareve, si  një proces jetik për të ardhmen e një kombi.

Top Channel