“U largova për t’i shpëtuar persekutimit”, Flavio Bolsonaro zbulon se si u arratis nga Brazili pas humbjes në zgjedhje, tregon edhe bisedën me të atin Për t’iu përgjigjur shpirtit afrikan, Hillary Clinton zbret në pistë për të kërcyer gjatë një mbrëmje të organizuar nga ministrja e Jashtme e Afrikes së Jugut, Maite Nkoana Mashabane në Johanesburg.
Duke kërcyer në grup, por edhe me këngetaren, Hillary Clinton u përpoq më së miri të mbante ritmin, çka e argëtoi pa masë.
Kritikët e interpretuan jo si një kërcim të thjeshte. Ata janë të mendimit se turi i Sekretares Amerikane të Shtetit në Afrike kishte një qëllim të vetëm; të favorizohen marrëdheniet tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Afrikës, kontinent ku po vihet re shtimi i influencës së Kinës.
Clinton sjell dëborë në Johanesburg
Një pjesë e globit vuan nga i nxehti, ndërsa Johanesburgu në Afrikën e Jugut u mbulua nga dëbora, për herë të parë pas vitit 2007. Një fenomen që është regjistruar 12 herë këto 103 vitet e fundit.
Shumë prej afrikano-jugorëve, të mesuar me diell, ndaluan makinat për të parë flokët e dëbores. Në Afriken e Jugut, stina e dimrit zgjat nga maji në korrik. Gjatë vizitës në Pretoria, Sekretarja Amerikane, Hillary Clinton u pagëzua “Nimkita” apo njeriu që solli dëborën.
Top Channel