Bashkia e Vlorës ka nisur një investim për ndërtimin e një shëtitoreje
përgjatë bregdetit të Ujit të Ftohtë. Si fillim ka nisur mbushja e zonës
në afërsi të plazhit të Skelës me materiale inerte.

Nënkryetari i Bashkisë së Vlorës Arben Beqiri thote se ky është një projekt, i cili sapo ka nisur. Kjo eshte faza e parë të punimeve dhe bashkia eshte ne pritje te investitoreve per vijim e projektit, qe ka nje vlere te madh financiare.

Pak kohe me pare kryeministri Berisha në një takim në Vlorë u shpreh se ky projekt është menduar dhe nga qeveria shqiptare dhe se do të perfshihet se shpejti ne axhendën e saj.

Top Channel