Gratë dhe vajzat heqin aksesorët

11/08/2012 20:25

Ngjarjet e rënda që kanë ndodhur ditët e fundit në Tiranë, e në mënyrë të veçantë ato të grabitjeve me protagonistë të rinjtë, kanë bërë që gratë dhe vajzat pasi lënë derën e shtëpisë, të dalin pa aksesorët dhe sendet me vlerë.

Vrasja e një gruaje pak ditë më parë ka bërë që paniku të mos jetë i vogël. Disa prej tyre tregojnë se kanë pasur raste të mëparshme grabitjeje, por ngjarjet e fundit i kanë kushtëzuar shumë.

“Nuk i marr më me vete aksesorët si varset apo byzylykët. Më kanë vjedhur njëherë dhe nuk i marr më”, thotë një vajzë e re.

“Vrasja e pak ditëve më parë na ka trembur shumë. Kur shteti është i inkriminuar, as që do t’ia dijë për ne, prandaj nuk i marr më gjërat me vete”, thotë një grua në moshë.

Top Channel