Britani, rrethohet ambasada e Ekuadorit

17/08/2012 08:20

Britania duket e vendosur të mos lejojë largimin drejt Ekuadorit të
themeluesit të Wikileaks, Julian Assange, i cili ndodhet prej dy muajsh
në ambientet e ambasadës së vogël të vendit latino-amerikan në një nga
zonat më të pasura të Londrës.

Ambasada tashme eshte e rrethuar me afro 40 police per t’u siguruar qe australiani nuk nxirret fshehurazi pas marrjes se azilit politik. Gjashte police jane vendosur ne ambientet e brendshme te nderteses dhe korridore, duke ruajtur ashensoret dhe aksesin ne oxhakun e nderteses.

Operacioni i ruajtjes se Assange kushton 50 mije sterlina ne dite per qeverine britanike. Polica ka ne dispozicion paisje dedektimi ndaj nxehtesise trupore ne perpjekje per te shmangur çdo tentative per perdorimin e çantave te posaçme diplomtike apo mobilje per te ndihmuar ne largimin e Assange nga ambientet e Ambasades.
Pervec policise, nje armate e tere e medias vendase dhe te huaj eshte stacionuar perpara ambasades se Ekuadorit. Ambasada e cila gjendet ne katin e pare te nje ndertese me apartamente ne Knightsbridge, shume afer kompleksit gjigand dhe famshem ne tere boten te shopingut ‘Harrods’, ka dhjete dhoma dhe nje bodrum, ku te gjitha ambientet jane zyra. 41-vjeçari Assange deri perpara pak javesh flinte ne nje dyshek qe fryhej me ajer, por tashme i kane vendosur nje krevat normal dhe kane instaluar edhe nje dush.

Nderkohe ushqimet jane kryesisht te blera neper restorantet perreth zones dhe gatime ne kuzhinen e vogel te ambasades.Perveç ketyre ai ka edhe nje pajisje vrapimi qe gjenden rëndom neper palestra si dhe nje llampë diellore dhene nga e ema e tij. Nderkohe ai ka akses ne internet.

Ky rrethim i nje ambasade te huaj nuk eshte unikal. Edhe pse ne kushte dhe per motive krej te tjera, kjo te kujton ne disa elemente situaten ne ambasaden italiane ne Shqiperi ne vitet 80 me familjen Popa. Nese nuk gjendet ndonje zgjidhje diplomatike duket se Assange do te jetoj per muaj ose edhe vite te tera i mbyllur ne ambientet e Ambasades se vogel te Ekuadorit ne Londer, çka gjithesesi eshte shume me me rehat sesa ne ndonje qeli burgu ne Suedi.

Top Channel