01:33 Select
02:15 Serial "Kujdesu per mua"
Programi i plote
PUBLICITET
Tumori në tru, arsyeja e vetvrasjes së Scott
21/08/2012 01:55

Tumori në tru, arsyeja e vetvrasjes së Scott
Regjizori hollivudian, Tony Scott, vuante nga një formë e paoperueshme e tumorit në tru, u zbulua disa orë pas vetvrasjes së tij gjatë ditës së hënë.

Ishte vetë 68-vjeçari që shkruante për sëmundjen në një letër prekëse lamtumire, në të cilën theksonte se dëshironte të kursente familjen dhe veten nga vuajtjet e një vdekje të dhimbshme dhe të ngadaltë.

Regjizori i shumë filmave të famshëm, sipas rrjetit amerikan “ABC News”, e mbante prej disa javësh për vete sekretin e tij.



Në foton e fundit të Scott gjallë, në datën 23 korrik, gjatë një ceremonie në Beverli Hills duket qartësisht portreti i një personi që përpiqet të përmbante dhembjen.

Më parë gjatë vitit regjizori i “Top Gun” dhe shumë filmave të tjerë legjendarë u shtrua disa ditë në spital, por u tha miqve dhe shtypit se duhet të realizonte një operacion në ije.



Në të vërtetë, ai ishte shtruar për të marrë trajtim për tumorin që po avanconte dhe pas disa kurash, i ishte komunikuar në fillim të korrikut se tashmë kanceri ishte bërë i paoperueshëm dhe se mund të kurohej vetëm për të zgjatur jetën edhe në disa muaj të tjerë.



SHBA, vetëvritet regjisori Tony Scott


Regjisori hollivudian Tony Scott, i famshëm për shumë filma mes të cilëve edhe ‘Top Gun’, ka vrarë veten duke u hedhur nga një urë e Los Angeles.

68-vjeçari fitoi famën në vitet ’80 falë një serie filmash aksion si ‘Crimson Tide’, ‘Days of Thunder’ dhe ‘Beverly Hills Cop II’.



Sipas autoriteteve policore, Scott është hedhur nga ura Vincent Thomas rreth orës 19.30 të ditës së dielë (e hene ne Shqiperi)

Scott gjithashtu ka shumë filma me aktorin Denzel Washington, përfshirë ‘Man on Fire’ dhe ‘Unstoppable’.



Gjatë kësaj kohe, mendohet se Tony Scott po punonte për vazhdimin e filmit ‘Top Gun’ me Tom Cruise.




/ Top Channel









Lajmet kryesore

Tumori në tru, arsyeja e vetvrasjes së Scott
Arrestohen 5 punonjës të BSH
Operacioni i policisë për grabitjen, gjykata ka lëshuar 6 fletëarreste
Kuvendi miraton reformën territoriale
Miratohet ligji për Policinë e Shtetit
Cameron “kap” emigrantët shqiptarë
Axhenda e vizitës së Papës në Shqipëri
Hapet tuneli i Elbasanit
Më të lexuarat
Temat e ditës
Reforma territoriale, Ukraina, Vjedhja e Bankës, Lindja e Mesme, Tragjedia ajrore, Energjia, Kriza Financiare, Turizmi, Reformat, Arsimi
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.